Tifozët i shajnë Çiljetën, revoltohet portieri i Partizanit Alban Hoxha

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:02 19-08-2016 Tifozët i shajnë Çiljetën, revoltohet portieri i Partizanit Alban Hoxha

Si të mos mjaftonte humbja me 4 gola nga Krasnodari në Rusi, portierin e Partizanit, Alban Hoxha, e priste edhe një incident tjetër në Aeroportin e Rinasit, gjatë kthimit.

Mbrëmjen e djeshme, pasi skuadra ka mbërritur në aeroport, dy të rinj, tifozë të Partizanit në të dalë të terminalit, e kanë provokuar Albanin me fjalë, duke e ngacmuar dhe përmendur emrin e këngëtares Çiljeta, shkruan revista Class.

Portieri nuk ka ndërhyrë, por është mjaftuar vetëm në përgjigje të thata, ndërkohë që Presidenti i Partizanit i ka larguar menjëherë dy të rinjtë.

Alban Hoxha prej disa kohësh përflitet për një lidhje të mundshme me këngëtaren, duke u bazuar në komentet që ata shkëmbejnë me njëri-tjetrin, por edhe vizitat e shumta të Çiljetës në stadium.

Mesa duket kjo i ka inatosur tifozët, të cilët në revoltim e sipër për këtë humbje të Partizanit, i kanë përmendur portierit këngëtaren.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031744956970215
array(1) { ["section"]=> string(76) "tifozet-i-shajne-ciljeten-revoltohet-portieri-i-partizanit-alban-hoxha-50239" }