Tifozi fanatiks i Tiranës inauguron stadiumin e ri bardheblu, martohet në shkallët e stadiumit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:13 25-10-2015 Tifozi fanatiks i Tiranës inauguron stadiumin e ri bardheblu, martohet në shkallët e stadiumit Pamje nga dasma e tifozit fanatiks ne shkallet e stadiumit

Kur duhet ndoshta edhe një javë sipas parashikimeve të klubit të Futbollit Tirana, që të bëhet inaugurimi i stadiumit të ri “Selman Stërmasi”, në pjesën më të madhe i rikonstruktuar, duket se tifozat bardh e blu nuk ndalen për inaugurim.

Eshtë fanatiksi Zyhdi Vrapi, tifoz i Tiranës, që ditën e tij të dasmës ka dashur ta kurorëzojë madje ta fiksojë në shkallët e stadiumit bardheblu.

Edhe pse mund të jetë zhgënjyer nga ndeshja e sotme e bardhebluve në Pukë me Vllazninë e Shkodrës, ku arritën të marrin vetëm një barazim, ai para ndeshjes, e ka inauguruar stadiumin. Eshtë te shkallët e tifozëve, me stola të rinj të rikonstruktuar, aty ku ka parë gjithmonë skuadrën e tij të zemrës, që ka dashur të bëjë edhe albumin e tij fotografik. Me flakadan në dorë si të ishte në ndeshje. Madje, edhe bashkëshortes i ka vënë shallin e Tiranës në dorë.

Vetëm me një ndryshim: Jeta bashkëshortore, nuk është një ndeshje…

Stadiumi është rikonstruktuar në pjesën më të madhe të tij, apo mbi 70 përqind e stadiumit nga firma e presidentit të ekipit të Tiranës, Refik Halili. Tirana, më në fund do të ketë një shtëpi të vetën. Specialistët thonë se bari i shtruar ne stadium është i parametrave të lartë dhe stolat bardh e blu të rinj. Invesime edhe në zyrat, dhomat e zhveshjes, sallat etj. Edhe pse ka ende ambiente që mbahen nga privatët, bashkia ka premtuar se ambientet do ti kthehen ekipit të Tiranës. Ky është ndër investimet më të mëdha që presidenti i Tiranes ka bërë për klubin e futbollit Tirana.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041001081466675
array(1) { ["section"]=> string(99) "tifozi-fanatiks-i-tiranes-inauguron-stadiumin-e-ri-bardheblu-martohet-ne-shkallet-e-stadiumit-23952" }