Tifozja seksi e Shqipërisë, Irid Hoxha: Familja e pranoi lidhjen time me futbollistin me ngjyrë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:59 27-08-2016 Tifozja seksi e Shqipërisë, Irid Hoxha: Familja e pranoi lidhjen time me futbollistin me ngjyrë

Që nga fotot e famshme në stadium, Irid, së bashku me mikeshën e saj Rike u bënë shumë të famshme për publikun. Por fama e brunes seksi u rrit edhe më shumë kur u bë me dije lidhja e saj me futbollistin me ngjyrë. Të shumtë ishin ata që e sulmuan për këtë fakt, por ashtu si edhe ajo vetë rrëfen për "Bluetooth", njerëzit janë xhelozë. Nga ana tjetër tregon edhe mbështetjen që i ka dhënë familja dhe shoqëria në lidhjen e saj. Zbuloni më tej se si e jeton Irid këtë marrëdhënie dhe sa impenjative është të kesh një të dashur futbollist.

Irid, tashmë je mjaft e njohur në Shqipëri dhe në Itali. Si ndihesh për gjithë këtë vëmendje?

E konsideroj më se të natyrshme që të provoj një lloj kënaqësie, por pa ngatërruar atë sadisfaksion që të jep popullariteti i tituar nga një aftësi apo veprimtari më e pasur dhe më serioze. Domethënë shijoj këtë moment pa komplekse dhe me modesti.

Në media komentohesh për thashetheme të ndryshme, disa pozitive e disa negative. Si reagon ndaj tyre?

Jam indiferente, sepse kudo ka njerëz malinj. Po përdor një shprehje: Nëna e idiotëve është gjithmonë shtatzënë. Prandaj unë përpiqem të vlerësoj kritikat dhe nëse janë frytdhënëse, pse jo, t'i kem parasysh, por për ato që kalojnë në tyerje, për fatin e tyre të keq bëhem e verbër.

Ndihesh e paragjykuar? Je penduar për famën?

Unë nuk ndihem e paragjykuar, sepse para se të hedh një hap i analizoj vetë personalisht nëse ia vlen apo jo ta hedh atë hap. Prandaj ajo pjesëmarrje në atë tifozëri që u mahnit gjithë Europa dhe surprizoi çdo shtet tjetër nuk duhet të ngatërrohet me veprimtari të pahijshme. Ato momente magjike që unë pata fatin t'i jetoja të lejojnë dhe një dekolte normale që vjen nga një top i zi i thjeshtë. Kush përtlet, ka dy fatkeqësi: e para që nuk mundi të ishte prezent dhe e dyta zilia.

Çfarë ka ndryshuar saktësisht në jeten tende?

Po të përgjigjem shkurt: asgjë.

Dashuria jote me futbollistin e Torinos është përfolur gjatë. Si dhe ku jeni njohur?

Jeta private është shumë e shenjtë për mua dhe më vjen keq që padashur u përfol, sepse ndoshta u përqendruan shumë dhe te ngjyra e lëkurës, pa dashur t'i dallojnë njerëzit nga ngjyrat e shpirtit. Nuk kam dashur të flas, duke kërkuar të jem e rezervuar, sepse nuk jam person publik, as VIP, gjë që të sjell pak detyrim me publikun të jetë i informuar. Jam detyruar të mos qëndroj indiferente (me gjithë dëshirën për të qenë) pasi u fol shumë për racizëm. Gjithsesi kaq mund t'ju them, që jemi njohur nga miq të përbashkët.

Është diçka serioze? Keni folur për martesë?

Unë investoj ndjenjat me sinqeritet dhe seriozitet. Jam e bindur që jam e rikompensuar edhe nga ana tjetër me të njëjtën intensitet dashurie.

Si ka reaguar familja dhe miqtë e tu për faktin se i dashuri është me ngjyrë?

Respektojnë zgjedhjen time dhe nuk u lë shumë hapësirë diskutimi në lidhje me këtë argument. Ngjyra e errët e njeriut nuk është njollë në biografi. Le të hedhim sytë nga të bardhët që nuk shkëlqejnë për mirësi! Bota është e bukur plot ngjyra!

Pse të sulmojnë kaq shumë? Mendon se është xhelozi, apo çfarë?

Po. e konsideroj xhelozi.

Është e vështirë të jesh e dashura e një futbollisti, duke llogaritur impenjimin e tyre të madh në karrierë?

Është pak e vështirë, por ne koordinohemi mjaft mirë dhe kemi gjetur një ekuilibër në lidhje me impenjimet tona. Çdo gjë bazohet në respekt reciprok dhe dashuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033134937286377
array(1) { ["section"]=> string(99) "tifozja-seksi-e-shqiperise-irid-hoxha-familja-e-pranoi-lidhjen-time-me-futbollistin-me-ngjyre-51038" }