Tigri regjistron ecjen më të gjatë ndonjëherë, udhëton 1.300 km në kërkim të partneres

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:41 02-12-2019 Tigri regjistron ecjen më të gjatë ndonjëherë, udhëton 1.300 km në kërkim të partneres Tigri C1

Një tigër ka ndërmarrë ecjen më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në Indi, duke udhëtuar rreth 1.300 km në pesë muaj.

 

Ekspertët besojnë se kafsha, 2 vjeç e gjysmë, ishte në kërkim të gjahut, territorit ose një partnereje.

Tigri mbante në qafë një qafore me gjurmues. Ai u largua nga shtëpia e tij në një vend të shenjtë në shtetin perëndimor të Maharashtra në qershor.

Kafsha u gjurmua gjatë gjithë kohës. Që nga qershori udhëtoi nëpër shtatë rrethe në Maharashtra dhe shtetin fqinj, Telangana.

Në fundjavë, ai u vendos në një tjetër vend të shenjtë në Maharashtra.

Dhe deri tani është regjistruar vetëm një incident me njerëzit, ku plagosi aksidentalisht një person.

Tigri, i quajtur C1, ishte një nga tre këlyshët meshkuj të lindur nga T1, një tigëreshë femër, në shenjtëroren e Tipeshëar, shtëpia e 10-të tigrave në shtetin Maharashtra.

Zyrtarët thonë se macja e madhe nuk ka udhëtuar në "mënyrë lineare".

Ai po gjurmohet përmes informacionit satelitor GPS çdo orë dhe është regjistruar në më shumë se 5.000 vendndodhje në nëntë muajt e fundit.

"Tigri është ndoshta në kërkim të territorit, ushqimit dhe një partneri,”-tha biologu Bilal Habib për BBC.

Tiger u fsheh gjatë ditës dhe udhëtoi gjatë natës, duke ngrënë derra të egër dhe bagëti.

Zyrtarët e kafshëve të egra thanë se tigri mund të ketë nevojë të kapet dhe të zhvendoset në pyllin më të afërt për të shmangur ndonjë incident.

Ata gjithashtu kanë frikë se do të humbasin komunikimin me kafshën në një të ardhme të afërt pasi 80% e baterisë së pajisjes së gjurmimit është harxhuar.

tigri1.jpg

 

_109973959_tigers_longest_walk_map640-nc.png

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020841836929321
array(1) { ["section"]=> string(92) "tigri-regjistron-ecjen-me-te-gjate-ndonjehere-udheton-1-300-km-ne-kerkim-te-partneres-188165" }