'TIK,TAK', afati për 'ZGJEDHOREN' drejt skadencës, partitë nuk heqin dorë nga interesat e tyre

Publikuar tek: politike, më 11:01 31-05-2020 'TIK,TAK', afati për 'ZGJEDHOREN' drejt skadencës, partitë nuk heqin dorë nga interesat e tyre Fotomontazh

Edhe disa orë kanë ngelur nga përfundimi i afatit të vendosur nga vetë Këshilli Politik për të arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore.

Presioni mbi përfaqësuesit e Këshillit është i lartë, jo vetëm për kohën e mbetur, por edhe nga ndërkombëtarët, të cilët kanë bërë të qartë se kjo Reformë duhet të mbyllet ditën e sotme.

Por situata nuk duket të jetë e qetë, me palët që duket se janë larg akordit të paktën në 2 pika, atë të identifikimit biometrik dhe reformimit të administratës zgjedhore.

Partia Demokratike kërkon identifikimin biometrik, që sipas saj është e vetmja garanci që kutitë e votimit nuk do të mbushen me vota jo reale, por Ps nga ana e saj thotë që teknologjia të mos përdoret në të gjitha qendrat e votimit, pasi nuk ka garanci nga teknologjia.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një tjetër pikë ku palët mbajën qëndrime shumë të ndryshme nga njëra tjetra. Mazhoranca kërkon depolitizimin e plotë, ndërsa PD ka kërkuar që komisionerët të ndahen 3 me 3, ndërsa 1 të jetë i pavarur.

Deri më tani palët kanë arritur konsensusin për 5 pika, duke filluar nga financimi i partive, ku pjesa më e madhe e parave do të jepen nga shteti.

Konsensusi është arritur edhe për kuotën gjinore, ku 1 në 3 emrat e parë në lista do të jetë femër, si dhe është ndryshuar periudha zgjedhore, ku është vendosur që periudha e re të jetë 15 prill - 15 maj ose 15 tetor - 15 nëntor.

Sistemi i monitorimit me kamera dhe prania e policisë në zgjedhje jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi është një tjetër pikë ku palët kanë gjetur marrëveshjen.

Opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari ka kërkuar vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku është sugjeruar sistemi danez, të cilin e ka kërkuar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Kjo çështje është lënë të diskutohet për herë tjetër, por partitë e mëdha nuk e kanë përkrahur shumë këtë propozim, ndaj është lënë mënjanë.

Mbeetet vetëm të shihet nëse sot partitë politike do të reflektojnë dhe do të arrijnë një marrëveshje në interes të shqiptarëve, apo do të mbrojnë interesat partiakë, duke e lënë Shqipërinë edhe një herë tjetër në një situatë të rënduar, ku hapja e negociatave me BE-në do të ishte vetëm një ëndërr.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099759101867676
array(1) { ["section"]=> string(95) "tik-tak-afati-per-zgjedhoren-drejt-skadences-partite-nuk-heqin-dore-nga-interesat-e-tyre-208492" }