Tillerson mbërrin në Moskë, Putin refuzon ta takojë?

Publikuar tek: bota, më 16:28 12-04-2017 Tillerson mbërrin në Moskë, Putin refuzon ta takojë?

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Rusi duke u takuar me homologun Sergey Lavrov.

Vizita e Tillerson në Moskë në një kohë kur tensionet mes dy superfuqive kanë arritur pikën kritike, aq sa është e paqartë nëse presidentit Valdimir Putin, që dikur i medaljen e miqësisë, do të takohet me të.

Vetëm 24 orë para se Tillerson të mbërrinte në Moskë, Shtëpia e Bardhë akuzoi qeverinë ruse se po fsheh provat e sulmit kimik të presidentit sirian Bashar al-Assad ndaj popullsisë civile.

Putin iu përgjigj akuzave duke thënë se SHBA-të sajuan sulmin kimik si pretekst për të sulmuar Assad-in.

Zëdhënësi i Putin, Dmitri Peskov, tha se takimi mes tyre mund të ndodhë vonë gjatë ditës së sotme, por ai shtoi se gjithçka varet sesi do shkojnë bisedimet mes Tillerson dhe Lavrov.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Daily Mail” u padit nga Melany Trump, kjo është shuma marramendëse që kërkoi Zonja e Parë si dëmshpërblim
Këto foto janë vërtet të dhimbshme, fëmijët e refugjatëve në Siri luftojnë për mbijetesë »
Article Logic
Execution time: 0.010215997695923
array(1) { ["section"]=> string(56) "tillerson-mberrin-ne-moske-putin-refuzon-ta-takoje-74956" }