Tillerson thyen traditën 20-vjeçare, jo iftar për Ramazanin

Publikuar tek: bota, më 22:14 26-05-2017 Tillerson thyen traditën 20-vjeçare, jo iftar për Ramazanin

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka refuzuar kërkesën për të organizuar një event me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Lajmin e kanë bërë me dije dy zyrtarë të lartë amerikanë, për Reuters. Tillerson thyen kështu traditën gati 20-vjeçare dy partiake.

Që nga viti 1999 sekretarët republikanë dhe demokratë të shtetit kanë shtruar iftarin me rastin e nisjes së agjërimit në Departamentin e Shtetit.

Tillerson refuzoi kërkesën nga Zyra e Departamentit të Shtetit të Fesë dhe Çështjeve Globale për të organizuar një event një pritje të Eid al-Fitr si pjesë e festimeve të Ramazanit, thanë dy zyrtarë të SHBA-ve të cilët refuzuan të identifikoheshin sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Liderët e G7, bien dakord për luftë anti-terror, Rusinë dhe Korenë e Veriut
Sulmi në Manchester, numri i të arrestuarve arrin shifrën rekord »
Article Logic
Execution time: 0.011580944061279
array(1) { ["section"]=> string(64) "tillerson-thyen-traditen-20-vjecare-jo-iftar-per-ramazanin-80119" }