“Timonin do ta mbaj vetë te respiratori, kurse drejtimin...”, Rama tregon kujt do ia besojë qeverinë nëse infektohet nga covid-19 (Zbulon dhe kur do legalizohet hashashi)

Publikuar tek: politike, më 22:26 03-04-2020 “Timonin do ta mbaj vetë te respiratori, kurse drejtimin...”, Rama tregon kujt do ia besojë qeverinë nëse infektohet nga covid-19 (Zbulon dhe kur do legalizohet hashashi) Kryeministri Rama - Moderatori Çani

Kryeministri Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se nëse preket nga koronavirusi, “timonin do ta mbajë vetë te respiratori”, kurse drejtimin e qeverisë do ja besojë dikujt tjetër.

“Babai i koronës, nëse larg qoftë prekeni nga korona, kujt do t’ia lini drejtimin?”, e pyeti Çani, kryeministrin, ndërsa përgjigja e këtij të fundit shkaktoi humor në studio. “Drejtimin e kujt, qeverisë? Timonin do e mbaj vetë te respiratori, pastaj drejtimin do ja lë dikujt tjetër”, u shpreh kryeministri.

Më tej, i pyetur për përdorimin e hashashit për kurimin e koronavirusit, Rama tha se nuk kishte dijeni por lajmëroi se qeveria shqiptare është duke studiuar mundësinë e përdorimit të hashashit për arsye mjekësore.

Rama: Po e studiojmë. Të tjerë e kanë bërë

Çani: Është si ide, apo studim?

Rama: Jo, jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në fund. Jemi për ligjërimin e prodhimit (të hashashit) për arsye mjekësore

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085208415985107
array(1) { ["section"]=> string(168) "timonin-do-ta-mbaj-vete-te-respiratori-kurse-drejtimin-rama-tregon-kujt-do-ia-besoje-qeverine-nese-infektohet-nga-covid-19-zbulon-dhe-kur-do-legalizohet-hashashi-201260" }