Timoshenko rikthehet sërish në skenën politike ukrainase, zyrtarizon kandidaturën për presidente

Publikuar tek: bota, më 20:26 22-01-2019 Timoshenko rikthehet sërish në skenën politike ukrainase, zyrtarizon kandidaturën për presidente Yulia Timoshenko, ish kryeminstre e Ukrainës

Ish kryeminstrja e Ukrainës Yulia Timoshenko, ka bërë publike sot në Ditën Kombëtare të Bashkimit të Ukrainës, se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në 31 mars. 

58 vjeçarja Timoshenko ka qenë kryeministre e Ukrainës  në vitin 2005 dhe nga viti 2007 deri në 2010. Sipas sondazheve ajo është një nga favoritet kryesore për të marrë presidencën ukrainase.

Gjatë kongresit të partisë ku ajo bën pjesë, Batkivschina (Patria), Timoshenko bëri publike vendimin e saj  që do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 31 mars, duke premtuar që do të marrë sërish nën kontroll Kievin, Krimenë që Rusia e aneksoi në vitin 2014 si dhe territoret e Donbassit të okupuara nga separatistët filorusë.

Yulia Timoshenko, e njohur si një lidere politike ukrainase pro-perëndimore, gjatë presidencës së rivalit të saj filorus Viktor Janukovich, u burgos për motive politike në vitin 2011.

Presidenti i asaj kohe, Janukovich pretendonte se ajo u burgos për shpërdorim të pushtetit dhe aferave të dyshuara lidhur me importimin e gazit rus. Megjithatë Timoshenko u lirua pas Revoltave të Maidan. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010423898696899
array(1) { ["section"]=> string(102) "timoshenko-rikthehet-serish-ne-skenen-politike-ukrainase-zyrtarizon-kandidaturen-per-presidente-149907" }