Aktorja e madhe shqiptare e shumë e shumë filmave, teatrove, dramave Tinka Kurti feston sot ditën e lindjes së saj.
Kurti ka lindur më 17 dhjetor të vitit 1932 Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës dhe ka një karrierë të gjatë e të suksesshme në filmat, dramat e teatrot shqiptare.
Ajo mbush sot plot 83 vjeç.
Nga rolet e karrierës së saj, të cilën e nisi që 14 vjeç, Tinka Kurti numëron rreth 120 role, ndër të cilat 35 filma.
Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension punoi në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. “Tana” 1958, Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”, “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, “Fisheku në pajë” , “Fejesa e Çehovit” etj janë disa nga veprat ku luajti aktorja.
Kurti është nderuar me medaljen “Mjeshtër i Madh i Punës”.