Një fotografi e rrallë e aktores së madhe shqiptare Tinka Kurti, e botuar në kopertinën të revistës Ylli në vitin 1961.
Diçka e pazakontë për kohën, dhe për një revistë që funksiononte si medium i propagandës komuniste. Gjatë viteve ’60 revista nisi një konkurs për fotografinë më të bukur të vitit, si për profesionistë edhe për amatorë.
Është e paqartë se si fotografia e aktores Tinka Kurti është botuar me ngjyra në vitin 1961 kur kjo revistë nisi botimin e fotografive me ngjyra (të ngjyrosura) në vitin 1967, pasi fotografia origjinale e aktores është bardh e zi e realizuar në vitin 1959.