Tirana dhe Fieri qarqet më të pasura, ja qytetet me nivel jetese nën mesatare

Publikuar tek: ekonomi, më 16:57 29-07-2016 Tirana dhe Fieri qarqet më të pasura, ja qytetet me nivel jetese nën mesatare

Përsa i përket vitit 2014, niveli i PBB ka pësuar rritje në disa zona, ndërsa në disa të tjera nuk ka ndryshuar, madje duke marrë dhe vlera negative. Tirana dhe Fieri rezultojnë të kenë nivelin më të lartë të PBB për frymë, ndërsa  Shkodra, Lezha dhe Dibra renditen të fundit.

Sipas raportit të INSTAT, rezulton që në vitin 2014 niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë) ishte rreth 482 mijë lekë.  Krahasuar me vitin 2013 PBB për frymë u rrit me 3,39 %.

Në rajonet statistikore niveli 2 në rajonin Qendër, PBB për frymë ishte19,7 % mbi mesataren e vendit, në rajonin Veri ishte 21,5 % nën mesataren e vendit dhe në rajonin Jug ishte  3,3 % nën mesataren e vendit.

Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) në vitin 2014 e kishte  Qarku Tirana me 38,1 % mbi mesataren e vendit dhe pati një rritje me 4,0 % krahasuar me vitin 2013.

Më pas renditen Fieri me 592 mijë lekë ose 22,9 % mbi mesataren e vendit me një rritje prej 4,9 % ndaj vitit 2013 dhe Gjirokastra me  3,3 % mbi mesataren e vendit me një rritje prej 4,0 % ndaj vitit 2013.

PBB për frymë për qarqet e tjera ishte nën mesataren e vendit, ku më e ulta ishte ajo e qarkut të Dibër me rreth 320 mijë lekë ose 33,6 % nën mesataren e vendit.

Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon qarku i Lezhë me 32,3% nën mesataren e vendit, pasuar me Qarkun e Shkodër ku PBB-ja për frymë është 30,4 % nën mesataren e vendit.

 

INSTATI_1234.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025908946990967
array(1) { ["section"]=> string(82) "tirana-dhe-fieri-qarqet-me-te-pasura-ja-qytetet-me-nivel-jetese-nen-mesatare-48120" }