Tirana feston 100 vjetorin, 'Petro Ninsat' të 60-in: Punimet artistike, veshjet popullore dhe gatimet tradicionale ‘pushtojnë’ gjimnazin (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:34 11-02-2020 Tirana feston 100 vjetorin, 'Petro Ninsat' të 60-in: Punimet artistike, veshjet popullore dhe gatimet tradicionale ‘pushtojnë’ gjimnazin (FOTO) Punimet e nxenesve te gjimnazit Petro Nini Luarasi

Tirana feston këtë vit 100-vjetorin, ndërsa gjimnazi “Petro Nini Luarasi” 60-vjetorin e krijimit. Në këtë ditë të veçantë, në një nga shkollat më në zë të kryeqytetit është organizuar një festë ku vendin kryesor e zë tradita tiranase.

Shkolla “Petro Nini Luarasi”, mban emrin e njërit prej veprimtarëve të shquar të Rilindjes Kombëtare, Mësuesit të Popullit dhe atdhetarit Petro Nini Luarasi. Ajo është ndërtuar në vitin 1959 dhe deri në vitin 1965 ajo ka funksionuar si shkollë e mesme 11-vjeçare.

Që në hapat e parë të jetës së saj, shkolla shquhet për rezultate dhe arritje të larta, e si e tillë ajo vlerësohet nga Ministria e Arsimit si një nga institucionet më të suksesshme të arsimit dhe kultivimit të intelektualëve të vendit. Kjo traditë e shkollës vijon dhe sot pasi “Petro Nini Luarasi” është përzgjedhur si shkolla e parë me rezultatet më të larta.

Nën kujdesin e drejtueses së tanishme Teuta Braçaj, shkolla ka shtuar llojshmërinë e aktiviteteve sociale për aktivizimin e nxënësve, ndërsa rezultatet kanë qenë gjithnjë në rritje.

Viti shkollor 2019-2020 është vit feste për shkollën “Petro Nini Luarasi”, aq më tepër kur 60 vjetori I themelimit të saj përkon me 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet I Shqipërisë.

Siç shihet në foto e mëposhtme, nxënësit e të treja viteve janë kujdesur vetë për organizimin deri në detaje, me mbështetjen dhe të stafit pedagogjik. Në stendat e krijuara prej tyre janë të gjithë kryebashkiakët e Tiranës ndër vite, veprimtarët më të shquar tiranas, stenda për turizmin e kryeqytetit, trashëgiminë kulturore si dhe tre periudhat në të cilat ka “kaluar” kryeqyteti.

Tirana në vitet 1920-1944, vitet 1944-1990 dhe vitet pas rënies së diktaturës dhe në ditët që jemi.

Sakaq, në hollin e shkollës nuk mungojnë stendat për personazhet më të shuqar të sportit, artit dhe kulturës tiranase, fletëpalosjet me foto nga Tirana dhe me mbishkrimin “ Në nder të ditëlindjes së njëqindtë të saj”. Gjithashtu, një enciklopedi e krijuar 100% nga nxënësit e “Petro Nini Luarasit” nuk mungon në hollin e shkollës, bashkë me veshjet popullore, pikturat “handmade” të nxënësve dhe gatimet tradicionale të Tiranës.

Veç kostumeve me motive popullore, në sy bien edhe fanelat e rreshtuara të ekipit bardheblu, që nga bluzat e para, e deri te kjo e sotmja. Në qoshe qëndron dhe “Air Albania Stadium”, një nga impiantet më moderne të Ballkanit, vlerë e shtuar për kryeqytetin.

Më poshtë mund të shihni disa nga fotot e siguruara nga Newsbomb.al në festën e organizuar në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” Tiranë:

utyu.jpguthjjtyu.jpgtujtyutyutyu.jpgtrytyr.jpgoiu.jpgjjjjjjjjjjjj.jpgiuoiuouiou.jpgiouou.jpgiouioui.jpggggg.jpgfewrtewrwe.jpgerterte.jpg85232251_181634213067325_519trytryrtyrtyrtyrtyrt7689805810434048_n.jpg85232251_181634213067325_5yrty197689805810434048_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Enris Qinami i bën jehonë muzikës tradicionale shqiptare, nën tingujt e sharkisë në Francë
»
Article Logic
Execution time: 0.0088391304016113
array(1) { ["section"]=> string(141) "tirana-feston-100-vjetorin-petro-ninsat-te-60-in-punimet-artistike-veshjet-popullore-dhe-gatimet-tradicionale-pushtojne-gjimnazin-foto-194835" }