Tirana gjen trajnerin e ri, një ish-BARDHEBLU merr ‘timonin’ e 24-herë kampionëve të Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 14:32 25-10-2019 Tirana gjen trajnerin e ri, një ish-BARDHEBLU merr ‘timonin’ e 24-herë kampionëve të Shqipërisë Julian Ahmataj emërohet si trajneri i ri i Tiranës

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës.

Ish-trajneri i Kamzës dhe Luftëtarit është zgjedhur si ‘’timonieri’’ i ri i bardhebluve pas largimit me mirëkuptim të Ardian Memës.

Humbja e fundit me Bylisin 3-1 në kampionat solli dhe ndarjen përfundimtare mes palëve.

Mësohet se Ahmataj ka firmosur kontratën dhe do të prezantohet brenda pak minutash në kompleksin stërvitor ‘’Skënder Halili’’, ku stërvitet klubi bardheblu.

Ahmataj përflitej prej kohësh si kandidat për të marrë drejtimin e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Njoftimi i Tiranës:
Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës. Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën sot pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili. Ahmataj do të nisë menjëherë punën duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites. Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysëm si futbollist. Klubi i Futbollit Tirana mirëpret afrimin e trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073411464691162
array(1) { ["section"]=> string(99) "tirana-gjen-trajnerin-e-ri-nje-ish-bardheblu-merr-timonin-e-24-here-kampioneve-te-shqiperise-183478" }