Tirana me 'marshin e pestë', vijojnë përgatitjet intensive (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 23:48 17-07-2019 Tirana me 'marshin e pestë', vijojnë përgatitjet intensive (FOTO) Ekipi i Tiranes

Tirana është në ditën e dytë të fazës përgatitore që po zhvillohet në Ohër. 

Ndonëse bardheblutë e filluan disi me vonesë stërvitjen përgatitjet e tyre janë intensive. Njoftimi për ketë vjen në kanalin zyrtar të 24 herë kampionëve të vendit. Kujtojmë se kryeqytetasit ditën e shtunë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Renovën, e cila do të ndiqet dhe nga tre të tjera. Kujtojmë se drejtuesit e bardhebluve janë në pritje që shokëve në stervitje nga momenti në moment t’i bashkohet dhe Michael Ngoo, por anglezi nuk dihet ende se kur do të dalë  në fushën e blertë.

Kujtojmë se skuadra bardheblu ka bërë afrime cilësore në merkato ku ka afruar në ekip lojtar  Agustin Torasa, Elton Cale, Idriz Batha, Pano Qirko dhe mbrojtësi Kostandin Kariqi. Mendohet se këto përforcime do e ndihmojnë atë të jetë pretendentë për t’u shpallur kampionë pas disa viteve “thatësi”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024576187133789
array(1) { ["section"]=> string(67) "tirana-me-marshin-e-peste-vijojne-pergatitjet-intensive-foto-172551" }