Flakët nuk kanë kursyer as parkun e liqenit Artificial në Tiranë.
E vetmja “mushkëri” në kryeqytet është përfshirë nga zjarri. Kanë qenë pikërisht qytetarët ata të cilët kanë pikasur zjarrin, janë përpjekur me mjete rrethanore të shuajnë flakët dhe kanë lajmëruar zjarrfikësin.
Zjarrfikësit po shuajnë flakët me tuba uji. Pas disa minutash, me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, situata është normalizuar dhe zjarri është vënë nën kontroll. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e një personi të dehur.