Mëngjesin e sotëm Tirana është gdhirë nën ujë. Rreshjet e shiut sa vjen e bien me intensitet të lartë ndërsa një pjesë e mirë e rrugëve të kryeqytetit kanë krijuar vështirësi në qarkullim.
Situata paraqitet e vështirë nga “Siri Kodr”a deri te “5 Maji”. Sasi të madhe uji ka në zonën e Don Boskos, vështirësi paraqet edhe kalimi i Zogut të Zi deri në Laprakë ndërsa në rrugën Karl Gega uji ka hyrë në banesa. Edhe në rrugën Ali Demi ka vështirësi të madhe kalimi si pasojë e rreshjeve.
Pritet që situata të përkeqësohet në vazhdim.