Tirana pa energji elektrike, OST denoncon: u qellua me armë, reagon OSHEE

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 01-01-2018 Tirana pa energji elektrike, OST denoncon: u qellua me armë, reagon OSHEE

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike në disa zona të Tiranës mbrëmjen e djeshme, OST ka kryer një denoncim në polici. 

Sipas OST në është qëlluar me armë zjarri, shkak edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike dhe ka bërë që të dalë jashtë funksionit linja e transmetimit 110 kV të OST-së. Sakaq, ka reaguar edhe OSHEE e cila ka njoftuar se në terren ndodhen disa ekipe elektricistësh dhe normalizuan situatën brenda 40 minutash.

NJOFTIMI I PLOTË I OSHEE:

Gjate 24 oreve te fundit dhe ne vijim OSHEE eshte vendosur plotesisht ne gatishmeri, me 1800 punonjes ne te gjitje vendin! 

Per te pare nga afer situaten dhe udhezuar strukturat e posaçme, Administratori i OSHEE, z.Adrian Çela zhvilloi nje inspektim ne dispecerine rajonale te Drejtorise OSHEE Tirane.

Masat e marra bene te mundur nje organizim dhe reagim te shpejte per menaxhimin e rrjetit shperndares te energjise elektrike. 

Eshte per tu theksuar fakti i normalizimit te rrjetit ne zonen e Nst Traktora brenda 40 minutash, pas nderprejes qe ndodhi nga demtimi i linjes 110 kV te OST. 

Per ngjarjen e kesaj te fundit, OST ka kryer denoncim ne polici ne komisariatin nr 4, pasi te dhenat paraprake tregojne se linja e OST eshte goditur me mjete zjarri (dyshohet arme zjarri pasi eshte gjetur gezhoje). 

Aktualisht qe flasim, situata e furnizimit me energji elektrike paraqitet tejet normale! 

Screenshot_11.jpg

Screenshot_12.jpg

Screenshot_14.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, furgoni përplas 2 makina
Policia e shtetit deklaratë pas festimeve: 1 person i vdekur dhe 17 të lënduar në të gjithë vendin »
Article Logic
Execution time: 0.011238098144531
array(1) { ["section"]=> string(77) "tirana-pa-energji-elektrike-ost-denoncon-u-qellua-me-arme-reagon-oshee-105090" }