Tirana shpartallon Partizanin, 5 gola dhe 2 kartona të kuq në derbin e kryeqytetit

Publikuar tek: sport, më 22:04 28-02-2020 Tirana shpartallon Partizanin, 5 gola dhe 2 kartona të kuq në derbin e kryeqytetit Tirana

Derbi i kryeqytetit Ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme për Partizanin.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të, "të kuqve" u doli shumë shpejt situata jashtë kontrollit.

Në minutën e 14 arbitri akordon një penallti në favor të bardhebluve dhe karton të kuq për Partizanin. Në këtë moment filloi tatpjeta për kampionët në fuqi.

Vetëm 3 minuta më pas një tjetër penallti për Tiranën, me Bathën që shënoi golin e dytë personal. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por dihej fundi. Partizani nuk kishte "fuqi" për të realizuar një përmbysje të mundshme ndaj Tiranës.

Autogoli në minutën 64' ishte vendimtar për fatin e bardhebluve. Ndërkohë në 10 minutat e fundit kishte kohë edhe për dy gola të tjerë, madje edhe për një tjetër të kuq, kësaj here për Tiranën.

Një "manita" e djemve të Egbos, fitorja më e thellë e viteve të fundit në këtë derbi.

Me këtë fitore Tirana "blindon" vendin e parë në tabelë me 47 pikë, ndjekur nga Kukësi me 42 pikë dhe Partizani me 38 pikë në vendin e tretë.  

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sinjal ‘SOS’ në Itali, CORONAVIRUS shtyn ndeshjet e Seria A (E pëson dhe Interi)
»
Article Logic
Execution time: 0.0066549777984619
array(1) { ["section"]=> string(88) "tirana-shpartallon-partizanin-5-gola-dhe-2-kartona-te-kuq-ne-derbin-e-kryeqytetit-196828" }