Tirana thyen mallkimin 5 vjeçar, mposht Partizanin në ‘Air Albania’

Publikuar tek: sport, më 21:16 13-12-2019 Tirana thyen mallkimin 5 vjeçar, mposht Partizanin në ‘Air Albania’ Pamje nga derbi Partizani-Tirana

Tirana arriti të rikthehet te fitorja në derbi pas 6 vitesh. Bardheblutë mundën me rezultatin 1-2 Partizanin në stadiumin e ri “Air Albania” me golat e Bathës dhe Cobbinah, ndërsa për Partizanin shënoi Bardhi.

Sfida nisi me spektakël dhe ritëm nga të dyja ekipet dhe mesfushori bardheblu Batha gjen golin që minutën e 8-të, ndërsa dy minuta më vonë Bardhi barazon ndeshjen edhe pse Solomon ishte në pozicion jashtë loje.

Në fundin e ndeshjes kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Tirana nis një kundërsulm me Cobbinah që pason për Muçin që godet drejt portës. Portieri i Partizanit Alban Hoxha fillimisht e priti goditjen nga ana e Muçit por Cobbinah ia del që të shtyjë topin pas vijës fatale të portës.

Me këtë fitore Tirana shkonë në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Partizani qendron  në kuotën e 25 pikëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074889659881592
array(1) { ["section"]=> string(71) "tirana-thyen-mallkimin-5-vjecar-mposht-partizanin-ne-air-albania-189333" }