Tiranë, 13-vjeçarja pret damarët pas divorcit të prindërve

Publikuar tek: aktualitet, më 22:24 19-11-2017 Tiranë, 13-vjeçarja pret damarët pas divorcit të prindërve

Adoleshentja ka tentuar që t’i japë fund vetes duke pirë paracetomol dhe prerë damarët e dorës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë dhe 13-vjeçarja është çuar me urgjencë në spitalin e Pediatrisë “Nënë Tereza”.

Ka qenë ora 23:00, kur shtetasja E.H., është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe stafi i spitalit ka njoftuar policinë për rastin në fjalë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, aty ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e tentativës së vetëvrasjes.

Mësohet se e mitura ka shkuar tek shkallët e pallatit dhe fillimisht kishte pirë dy pako me paracetomol. Më pas ajo kishte prerë me brisk damarët e krahut e parakrahut të majtë. Shkak për kalimin e vajzës në një situatë të tillë duket se ka qenë  divorci i prindërve të saj, raporton GazetaShqip.

Tashmë vajza ndodhet në spital, nën  kujdesin e mjekëve, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë Tiranës për vlerësim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070121288299561
array(1) { ["section"]=> string(64) "tirane-13-vjecarja-pret-damaret-pas-divorcit-te-prinderve-100152" }