Tiranë, 47-vjeçari gjendet nudo dhe i pajetë në tualetë, dyshimet e policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:19 28-01-2018 Tiranë, 47-vjeçari gjendet nudo dhe i pajetë në tualetë, dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetin e shtëpisë së tij, në një pallat pranë zonës së “Astirit”.

Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë viktimën. Sipas ‘Balkanweb’ viktima është gjetur nudo dhe i pajetë në banjën e shtëpisë, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale.

Ka dyshime që burri mund të ketë rrëshqitur, e për pasojë ka humbur jetën nga goditja. Sakaq, forcave të zjarrfikëses u është dashur të hapin me forcë derën e shtëpisë së viktimës. Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së plot të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01282787322998
array(1) { ["section"]=> string(81) "tirane-47-vjecari-gjendet-nudo-dhe-i-pajete-ne-tualete-dyshimet-e-policise-108276" }