Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë. Të arrestuarit janë Roland dhe Besnik Karxha.
Roland Karaxha ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg ndërsa 48 vjeçari Besnik Karaxha ishte dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, dhe ishin shpallur në kërkim.