Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj pasi gjatë kontrollit në mjetin tip Fiat, i’u gjetën 2.4 gramë kokainë të ndara në tre qese të vogla. Të arrestuar janë Redjan Luri 29 vjeç dhe Olsjanë Nazari 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Të rinjtë gjithashtu kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kontrollit të makinës tip Fiat me targa AA 858 DX. Gjatë kontrollit në banesën e tyre i’u gjet edhe një qese plasmasi me kokainë me peshën 4.6 gramë.