Tiranë, arrestohet 34 vjeçari me 308 gram kokainë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:56 19-04-2017 Tiranë, arrestohet 34 vjeçari me 308 gram kokainë

 Pak minuta më parë policia ka arrestuar Krenar Liçin me 308 gram kokainë në automjetin e tij në Tiranë.

 Lënda narkotike është gjetur brenda makinës së 34 vjeçarit, i cili u ndalua në zonën e Kinostudios. Ai është akuzuar më tej edhe si shpërndarës i lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njoftimi i policisë:

Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Kryeqytetit, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohen 308 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Krenar Liçi, 34 vjeç, banues në Tiranë. Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, nga specialistët e Seksionit për Narkotikët është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të zonës së Kinostudios, ku në automjetin tip 'Volkswagen' janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 308 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korçë, sekuestrohen 23 thasë lëndë narkotike, arrestohen 2 shtetas
PUBLIKOHEN PAMJE TË REJA TË VRASËSIT të Artan Cukut, policia jep një njoftim të rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.010946989059448
array(1) { ["section"]=> string(54) "tirane-arrestohet-34-vjecari-me-308-gram-kokaine-75709" }