Një banesë është përfshirë nga flakët pranë “Sanatoriumit” në Tiranë. Banesa në pronësi të shtetasit Naim Koboçi është djegur plotësisht si pasojë e zjarrit.
Forcat e policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin por dyshohet se është vendosur qëllimisht. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz por vetëm dëme të shumta materiale.