Një krim në familje është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Shëngjergj të Tiranës, ku një burrë ka mbytur me rripin e pantallonave gruan e tij.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një grindje mes çiftit, ndërsa viktima është identifikuar si Rezmie Disha 31 vjeç dhe bashkëshorti i saj është Shkëlqim Disha 37 vjeç.
Ka qenë vetë 37 vjeçari ai që pasi ka kryer krimin e rëndë ka lajmëruar policinë për krimin e kryer. Efektivët blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar agresorin.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë të jetë bëra xhelozia, megjithatë hetimet po vijojn nga ana e Policisë së Shtetit.
Çifti Disha ka dy fëmijë të mitur, të cilët u duhet të përballojnë me njërin prind të vdekur dhe tjerin në burg fatkeqësinë e rëndë që i ka goditur.