'Tiranë-Elbasan', gazetari Hoxha: Do pyeten në Prokurori të gjithë, ministra e ish ministra

Publikuar tek: politike, më 22:17 19-02-2018 'Tiranë-Elbasan', gazetari Hoxha: Do pyeten në Prokurori të gjithë, ministra e ish ministra

Gazetari Artan Hoxha tregon problemet e shumta me rrugën Tiranë-Elbasan.

Hoxha ka thënë se për të janë hedhur plot 366 milion euro dhe sot jemi në një situat kaotike ku nuk dihet nëse kjo rrugë do të përfundojë ndonjëherë.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Hoxha u shpreh se rrugës duhet t’i ndryshohet traseja në hyrje të tunelit nga Tirana. Gazetari ngre dyshime se përse u kalua në versionin e rrugës me tunel kur ajo pa tunel do kushtonte vetëm 90 milion euro.

Deklarata e Hoxhës:

Hetimi është në fazen fillestare, me sa di unë do pyeten të gjithë ministra e ish ministra. Rruga Tiranë-Elbasan pa tunel do kushtonte vetëm 90 milion euro. U kalua në versionin me tunel dhe jo vetëm që u harxhuan aq shumë para por ka probleme të shumta, rrëshqitje masive, janë harxhuar deri tani 366 milion euro dhe s’jemi askund.

Është një abuzim, arsyeja që është publikuar është që kemi të bëjmë me akuzën e korrupsionit. Deri në ç’vlerë është korrupsioni? Para zgjedhjeve të fundit kemi paur 35 milion euro që u dha për rrëshqitjet. Skema është identike.

Është edhe rruga Elbasan -Gjinar, për të cilë ka patur 7 shtyrje kontrate. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këtë. Kjo rrugë duhet të kishte mbaruar brenda tre muajsh. Kontrata është shtyrë dhe janë akorduar fonde shtesë. Ekspertët thonë që ajo rrugë nuk mund të bëhet në këtë trase se nuk e lejon rrëshqitja masive e shpatit të malit. Madje rruga nuk shkon në Elbasan, shkon te rrethrotullimi i Bradasheshit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010719060897827
array(1) { ["section"]=> string(93) "tirane-elbasan-gazetari-hoxha-do-pyeten-ne-prokurori-te-gjithe-ministra-e-ish-ministra-110796" }