Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion reth gjendjes aktuale të akseve rrugore të prekura nga moti i keq i ditëve të fundit.
Aksi Tiranë-Elbasan, do të qëndrojë i mbyllur për arsye sigurie dhe do të hapet sërisht në orën 16:00 të ditës së sotme.
Aksi Librazhd-Stëblevë, ka patur rreshje të shumta dëbore por është plotësisht i hapur.
ARRSH njofton se Aksi Tiranë-Elbasan, në fshatin Ibë, do të jetë nën mbikqyrje rrigoroze, për shkak të rrezikshmërisë të rrëshqitjeve të dheut.
Ndalohet qarkullimi në aksin Tiranë-Elbasan. Si pasojë e rreshjeve dhe rrëshqitjeve të dherave është ndaluar qarkullimi në rrugën Tiranë-Elbasan duke mos lejuar kalimin e të gjitha automjeteve.
Mësohet se tashmë për qarkullimin mes kryeqytetit dhe Elbasanit, madje edhe më tej në juglindje të vendit, do të përdoret aksi Tiranë-Durrës e më tej.
Problemi që ka pezulluar qarkullimin ka të bëjë me rrëshqitjet e dherave në fshatin Ibë, zonë që ka patur edhe më parë probleme më rrëshqitjet e dherave.
Në dhjetor rruga Tiranë- Elbasan u bllokua për shkak të një masivi të madh dheu që u shkëput në fshatin Ibë. Masivi i dherave u shkëput nga një kodër në vendin ku po kryheshin punimet për rrugën e re Tiranë- Elbasan.
Tashmë po punohet për zhvendosjen e dherave, rënia e të cilave është shkaktuar nga rreshjet e shiut, që ende po vazhdojnë.