Një granatë dore është gjetur e hedhur në një kontenier në zonën e Porcelanit në Titranë. Granata është vënë re nga një qytetar i cili ka njoftuar forcat e policisë.
Mësohet forca të shumta policore të cilat kanë mbërritur ne vendngjarje kanë bërë evakuuimin e zonës përreth nga banorët. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat xheniere të cilat po kryejnë ekzaminimin e granatës.