Një trup i pajetë është gjetur sot në liqenin artificial në Tiranë. Trupi i pajetë, i seksit mashkull është vënë re në sipërfaqen e liqenit nga kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Trupi i pajetë i gjetur në Liqenin Artificial në Tiranë, është nxjerrë nga pëlumbarët e Forcave RENEA dhe është identifikuar si shtetasi Elvis Saraçi, 32 vjeç nga qyteti i Elbasanit, me aftësi të kufizuara. Trupi i pajetë i 32 vjeçarit është dërguar në morgun e Tiranës ku do të kryeht autopsia.