Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në qytetin e Tiranës.
21-vjeçari E.Z është goditur me thikë, nga shtetasi Ergys Metani 25-vjeç.
Mësohet se 21-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për gjendjen e tij shëndetësore ende nuk ka informacione.
Autori i plagosjes Ergys Metani është arrestuar nga policia, dhe gjatë arrestimit në banesën e tij, i është gjetur dhe një sasi kanabisi.
Arsyet e konfliktit ende nuk bëhen të ditura nga policia, ndërkohë po punohet për zbardhjen e tyre.