Tre persona të maskuar kanë grabitur xhiron ditore në një market në Lankas të Tiranës. Personat të cilët më pas janë larguar me këmbë në drejtim të Bërxullit, mendohet se kanë qenë të armatosur në momentin e grabitjes.
Komisariati nr.5 i Tiranës është angazhuar në kërkimin dhe arrestimin e autorëve. Grabitësit dyshohet se kanë marrë edhe disa koli me cigare. Nuk ka raportime për njerëz të lënduar nga grabitja.