Një granatë është vendosur në makinën e avokatit Emiliano Mema. Granata mësohet se është vendosur në gomën e makinës e cila ka qenë e parkuar pranë shkollës “Hasim Vogli”.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe njësisë anti-eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja”. Raportohet se policia ka bërë të mundur çaktivizimin e saj.
Makina me targa AA 235 GM, "Passat" ngjyrë e zezë është në pronësi të avokatit Emiliano Mema.
Në vendngjarje ndodhen edhe krerët më të latrë të policisë. Sipas Ministrisë se Brendshme, ka qenë një granatë e cila është vendosur në gomën e makinës së avokatit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.
Avokati Mema, lindur në Pukë e banues në Tiranë është plagosur edhe në vitin 2009 në një konflikt me armë zjarri, ku është qëlluar nga shtetasit Edmond Lala dhe Albert Margjoni.