Një grua kërcënon t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në Tiranë.
Gruaja e paidentifikuar është ngjitur në katin e tetë të pallatit në zonën e "Unazës së Re" dhe kërcënon se do hidhet.
Momentalisht nuk dihet identiteti i gruas dhe janë të paqarta shkaqet që e kanë çuar drejt veprimit ekstrem. Forca të shumta policie dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po negociojnë me të.