Dy perosona janë shoqëruar në komisariatin nr.2 të Tiranës pasi kanë kundërshtuar dhe me pas kanë qëlluar efektivin e policisë, i cili i ndaloi pasi po udhëtonin në kundërshtim me rregullat e qarkullimit.
Fatjon G. dhe Jurgen M. të cilët po udhëtonin me automjetin tip “Audi” me tagra AA 831 HN te zona e “Komunës së Parisit”, kanë qëlluar efektivin e policisë dhe i kanë grisur bllokun e gjobave pasi ky i fundit i ka ka vendosur ti heqë patentën njërit prej tyre dhe ka tentuar të vendosë gjobë.