Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të fshatit Tujan në Tiranë.
Automjeti tip “Benz” me targa AA586FE ka rënë nga rreth 30 metra lartësi në greminën në afërsi të fshatit Tujan, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 60 vjeçari Hysen Shahini. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik. Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e trupit të viktimës nga gremina.