Tiranë/ Merret peng 1 person tek liqeni artificial, dyshohet si i përfshirë në trafik droge

Publikuar tek: aktualitet, më 20:33 17-03-2015 Tiranë/ Merret peng 1 person tek liqeni artificial, dyshohet si i përfshirë në trafik droge

Një pengmarrje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e liqenit artificial të Tiranës.

Mësohet se Leonat Gavelli, 41 vjeç nga Berati u mor peng nga katër persona të armatosur ndërsa është futur me forcë në një makinë të tipit BMË me targë ..1217A., e cila është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë policia ka ngritur postoblloqe në disa rrugë të Tiranës për të ndaluar makinën.

Leonat Gavelli nuk është një emër i panjohur në Shqipëri, por edhe në Itali e Zvicër  pasi dyshohet se ka bërë pjesë në një rrjet të trafikut të kokainës, të drejtuar nga shqiptarët, që fillonte në Kolumbi dhe kishte si destinacion tregun e narkotikëve në Zvicër dhe Itali.

Një dosje për Gavellin dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria autorizoi 3140 përgjime për vitin 2014
Itali, shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, ja emrat dhe fotot e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.013175964355469
array(1) { ["section"]=> string(94) "tirane-merret-peng-1-person-tek-liqeni-artificial-dyshohet-si-i-perfshire-ne-trafik-droge-6192" }