Tiranë, ndërron jetë në çerdhe fëmija 1 vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:56 27-02-2015 Tiranë, ndërron jetë në çerdhe fëmija 1 vjeçar

Një fëmijë 1 vjeçar ka ndërruar jetë në çerdhen Nr.17 në Tiranë. Ngjarja tragjike mësohet së ka ndodhur para një ore por ende nuk dihen shkaqet. Fëmija është dërguar i pajetë me urgjencë në spitalin pediatrik të Tiranës.

Sipas rezultateve paraprake të ekspertizës fëmija nuk ka patur probleme me asnjë organ dhe rrugët e frymëmarrjes kanë rezultuar të pastra, çka përjashton mundësinë e mbytjes dhe helmimit. Zbardhja e rezultateve përfundimtare të ekspertizës mund të vonojë rreth një javë. Sipas informacionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë kur ishte në gjumë.

Trupi i pajetë i fëmijës 1 vjeçar ndodhet aktualisht në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të bëhet edhe ekspertiza për percaktimin e shkaqeve te ngjarjes tragjike. Fëmija i seksit mashkull me inicialet S.P, ka ndërruar jetë në çerdhen shtetërore në Tiranë. Edukatoret e çerdhes janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë, ku mësohet të kenë thënë se kanë konstatuar disa komplikacione shëndetësore. Drejtori i Qendrës së Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Pëllumb Seferi, ka thënë se fëmija në mëngjes ishte i shëndetshëm dhe është ushqyer normalisht në drekë por kur u kontrollua gjatë gjumit nu ka dhënë shenja jete.

Menjëherë pasi është njoftuar për ngjarjen, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka shkuar në ambientet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore ku është takuar me familjarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndihmoi në zbulimin e korrupsionit në Gjykatën e Pukës, lirohet i dënuari
Policia përfshihet sërish në polemika, kësaj here në Pogradec (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.025374174118042
array(1) { ["section"]=> string(50) "tirane-nderron-jete-ne-cerdhe-femija-1-vjecar-4604" }