Tiranë, në kërkim të një italiani për ngacmim seksual

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 03-02-2015 Tiranë, në kërkim të një italiani për ngacmim seksual Alessandro Lemme, i dyshuar për ngacmim seksual

Një italian, shef në një Call Center në Tiranë, ka ngacmuar seksualisht një punonjëse 20-vjeçare.

Alessandro Lemme,  32 vjeç është vënë në kërkim nga policia pas denoncimit të të dhunuarës.  20-vjeçarja me inicialet G.L ka bërë me dije për autoritetet policore se italiani e kishte ngacmuar vazhdimisht dhe vajza nuk kishte pranuar. E reja ka thënë për policinë se ajo edhe është dhunuar nga Lemme. 

Për 20-vjeçaren, situata ishte bërë e padurueshme, gjë që e ka detyruar atë të bënte denoncim.

Mësohet se Alessandro punonte prej disa kohësh në një Call Center në Tiranë dhe kishte shumë kontakte me vajzat për shkak të punës.

Policia është vënë në ndjekje të italianit por njëkohësisht po verifikon dëshminë e punonjëses për dhunim dhe ngacmim seksual. Lemme nuk është paraqitur më në zyrat e Call Centerit ku punon.

Nga burime të newsbomb.al në Call Centerin që i riu punonte, bëhet e ditur se ai ishte i njohur për aktet e tij të turpshme e perverse. "E kanë gjetur njëherë duke kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrave ku punonim", thotë burimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmia e 20-vjeçares që denoncoi italianin për ngacmim seksual
Fadromat mbërritën në Vlorë, filluan prishjet Vlorë-Skelë »
Article Logic
Execution time: 0.011700868606567
array(1) { ["section"]=> string(57) "tirane-ne-kerkim-te-nje-italiani-per-ngacmim-seksual-2230" }