Tiranë, operacioni “Qiraja”, 9 të arrestuar për shpërndarje droge, dy në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 16:38 03-04-2015 Tiranë, operacioni “Qiraja”, 9 të arrestuar për shpërndarje droge, dy në kërkim Të arrestuarit (Foto nga ArbëriaNews)

Pas finalizimit të operacionit nga Policia e Tiranës të koduar “Qiraja”, janë arrestuar 9 persona për shpërndarje të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Të arrestuarit janë shtetasit Ilia Elezi, Grigor Baloshi, Gjergj Kolvani, Blendi Spaho, Gentian Hoxha, Armando Dangëllia, Myzejen Nuzi, Megi Maknori dhe Feliks Dangëllia të gjithë banues në Tiranë.

Policia po punon për kapjen edhe të dy pesonave të tjerë me inicialet B.M dhe R. U, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të shpërndarjes së drogës.

Policia sekuestroi dy makina, një sasi prej rreth 300 gramë heroinë, një peshore, rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celulare dhe karta telefoni dhe rreth 1 milionë lekë. Grupi kriminal vepronte kryesisht në zonën e Kombinatit, Unaza e re, Yzberisht, parku i Autobuzave, si dhe në qytetet e Durrësit, Fierit dhe Vlorës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « QSUT, instalohet Telemjekësia, pacientët nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë
Shkodër/ Përfshihet nga flakët kati i 2-të i një pallati »
Article Logic
Execution time: 0.012434959411621
array(1) { ["section"]=> string(79) "tirane-operacioni-qiraja-9-te-arrestuar-per-shperndarje-droge-dy-ne-kerkim-7761" }