Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranës.
Një vajzë 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kashar, ndërsa e reja ka humbur jetën në spital mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 13.03.2018, në Kashar, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.K, vjeçe 20, e cila rreth orës 21.30, vdiq në spital. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.