Policia e Tiranës ka vënë në pranga një grup të cilët posedonin një arsenal armësh.
Gjatë kontrolleve të ushtruara , policia ka sekuestruar 1 armë gjahu, 1 pushkë, 12 kallëpe tritoli, 700 kapsolla detonatorë si dhe një aparat për shpërthim detonatorësh elektrik. Ndërsa në momentin e kontrollit fizik, policia gjeti një pistoletë të tipit “Berreta”.
Policia ka arrestuar në flagrancë vëllezërit, Arben , Osman dhe Selim Çerpja dhe kushëririn e tyre Sali Çerpja.