Shoqëria civile është duke zhvilluar një protestë para samitit të SEECP për të kundërshtuar devijimin e lumenjve Vjosa dhe Radika.
Protestuesit thonë se duan të sensibilizojnë ndërkombëtarët. Ata mbajnë parrulla në duar ku shkruhet: “Kush kujton se lumenjtë shiten të gjejnë ujë e të mbyten”, "Qytetarë zgjohuni të paktën një herë".
“Janë duke ndërtuar për të marrë 2.3 m k/s, që është një humbje kolosale për energjinë, ujin e pishëm, vaditjen dhe ekosistemin”, tha ambientalisti Sazan Guri.
"I kemi bërë të qartë qeverisë se nuk ka negocim pa shoqëri civile dhe se është e panegocueshmë qoftë edhe një pikë ujë", shtoi Guri.
Sot (e martë) në Tiranë u zhvillua takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të 13 vendeve pjesëmarrëse të SEECP, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të BE .