Një 47 vjeçar në Tiranë u ngjitur në katin e 6-të të një pallati në bulevardin “Zogu I” duke kërcënuar se do të hidhet për shkak të problemeve me pronat në bregdet dhe te "Pazari i Ri", por ka zbritur pas negociatave me policinë.
47 vjeçari Ilir .K, po mbante një pankartë në duar, mesazhi i të cilës dyshohet se ka të bëjë me probleme që ka me pronësinë. "Konflikt me hipotekën, gjyqtari më kërkoi 4 mijë euro. Edhe hipoteka është e korruptuar", mund të lexohet pjesërisht në pankartë.
Bashkëshortja e tij është shprehur se kanë harxhuar mbi 70 mijë euro për pronat e tyre në gjyqet për pronësinë, duke pretenduar se në vitin 1997 i'u kanë falsifikuar dokumentat e pronave.