Tiranës i mohohet penallti, derbi me Partizanin mbyllet pa fitues

Publikuar tek: sport, më 20:01 04-12-2020 Tiranës i mohohet penallti, derbi me Partizanin mbyllet pa fitues

Supersfida e javës së 6-të e Kategorisë Superiore, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit nuk ka prodhuar fitues.  

Pavarësisht se të dy skuadrat kishin rastet e tyre, 90 minutëshi i luajtur në "Air Albania" përfundoi me shifrat 0-0.

Një ndeshje tepër e luftuar, me rastin më të diskutuar që mbetet një pengim në zonën e Partizanit të Muçit.

Por për kryesorin nuk kishte asgjë dhe në përfundim vetëm një pikë për të dy skuadrat. Pas 6 takimesh, Partizani kryeson momenatalisht me 11 pikë, në pritje të ndeshjeve të rivalëve.

Ndërkohë Tirana regjistron barazimin e tretë radhazi dhe gjendet e 7-ta me 6 pikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Etrit Berisha shtrohet në SPITAL, portieri i KOMBËTARES prej një jave lufton me COVID
»
Article Logic
Execution time: 0.012560844421387
array(1) { ["section"]=> string(71) "tiranes-i-mohohet-penallti-derbi-me-partizanin-mbyllet-pa-fitues-230207" }