'Tirja' dhe vjedhja që iu bë pacientit me Covid, Manastirliu: Raste të tilla ka pasur, ka dhe do të ketë! Shumica e mjekëve nuk marrin rryshfet

Publikuar tek: aktualitet, më 21:20 21-01-2021 'Tirja' dhe vjedhja që iu bë pacientit me Covid, Manastirliu: Raste të tilla ka pasur, ka dhe do të ketë! Shumica e mjekëve nuk marrin rryshfet Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka komentuar sot në “Opinion” rastet e fundit të abuzimeve në spitalet Covid, ku Tire Alldervishi i mori një vajze  8 milionë lekë të vjetra që të kujdesej për mamanë e saj tek “Shefqet Ndroqi” dhe rasti i dytë ku djali denoncoi se babait i kishin vjedhur lekë nga portofoli dhe nga karta e bankës.

Të dy këta pacientë ndërruan jetë në spital.

Ministrja tha se këto janë krime që duhen ndëshkuar, por raste të tilla kanë qenë, janë dhe do të jenë prezente në sistemin e shëndetësisë, pasi ka të bëjë me veset personale të njerëzve.

Ogerta Manastirliu: Nëse në rastin e parë ka një hetim që po zhvillohet dhe ai person është në burg, në rastin e dytë ky është një krim, është një vjedhje, është e papranueshme të ndodhi në një institucion që ka si qëllim parësor kujdesjen ndaj pacienteve. Ky rast duhet të dënohet, jo minimalisht, por me dënim maksimal. Këto raste nuk mund të përgjithësojnë të gjithë mjekët që bëjnë punën e tyre të ndershme. Këto raste kanë qenë, janë dhe do të jenë, pasi ka të bëjë me njerëzit vetë, me veset, me imoralitetin. Kemi marrë ankesa për spitalet Covid, më shumë për komunikimin me pacientët e shtruar. Sistemi shëndetësor është në një proces ndërtimi, dhe nuk kemi thënë kurrë që është perfekt. Brenda sistemit mund të jenë 1, 2, 10 raste. Por ne duhet të bëjmë çmos që t’i luftojmë këto problematika.  

Jonida Shehu: Nuk janë 2 raste, ne kemi të afërmit tanë që kur shkojnë për të bërë operacion apo ndërhyrje, i bëjnë lekët palë. I afërmi im ishte skandalizuar se pse i kishte bërë lekët 2-she dhe 5-çe. Dhe e shoqja i tha se nuk shkon dot në spital pa dhënë lekë.

Blendi Fevziu: Shumica e njerëzve paguajnë apo jo?

Ogerta Manastirliu: Duke qenë se kam shumë eksperiencë, mund të them që mjekët dhe infermierët, shumica dërrmuese e tyre bëjnë punën me ndershmëri. Nëse ka qytetarë që u kërkohet lekë duhet ta denoncojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Më erdhi zjarri te dera e zyrës sime, garda qëlloi sepse...
“Këtu ndodhi diçka”, gazetarët rrëfejnë 21 janarin: Dyshoj se Rama kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte, nuk menduam se do kishte të vrarë »
Article Logic
Execution time: 0.012236833572388
array(1) { ["section"]=> string(144) "tirja-dhe-vjedhja-qe-iu-be-pacientit-me-covid-manastirliu-raste-te-tilla-ka-pasur-ka-dhe-do-te-kete-shumica-e-mjekeve-nuk-marrin-rryshfet-235906" }