‘Titania’ Majlinda KELMENDI ‘nënshtron’ italianen në finalen e madhe, ‘e artë’ për herë të 30-të (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 18:20 24-10-2019 ‘Titania’ Majlinda KELMENDI ‘nënshtron’ italianen në finalen e madhe, ‘e artë’ për herë të 30-të (VIDEO) Momenti kur Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

Kampionia Majlinda Kelmendi nuk ka zhgënjyer në kompeticionin ‘’Grand Slam Abu Dhabi’’ duke fituar medaljen e artë.

28-vjeçarja nga Peja mposhti italianen Odette Giuffrida në finalen e sotme duke ia dalë pas 10 minutash përballjeje të çmendur. Në këtë mënyrë, Kelmeni konfirmohet si kampione absolute në peshën 52 kg.

Të dyja rivalet janë përballur 3 vite më parë në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros, ku Kelmendi u shpall kampione olimpike.

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë të 30-ë në karrierë duke u konfirmuar si njëra prej sportisteve shqiptare më të suksesshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074520111083984
array(1) { ["section"]=> string(102) "titania-majlinda-kelmendi-nenshtron-italianen-ne-finalen-e-madhe-e-arte-per-here-te-30-te-video-183362" }