TITANIKU mbrohet me ligj, SHBA dhe BRITANIA nënshkruajnë marrëveshjen (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:55 21-01-2020 TITANIKU mbrohet me ligj, SHBA dhe BRITANIA nënshkruajnë marrëveshjen (VIDEO) Titaniku i nisur nga Southampton ne 12 prill te vitit 1912

Rrënojat e Titanikut do të mbrohen me ligj, pas traktatit të nënshkruar midis qeverive të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Marrëveshja ndërkombëtare u jep fuqi qeverive për të dhënë ose mohuar licensat që lejojnë heqjen e rrënojave.

Kjo marrëveshje u nënshkrua që vendi i vdekjes së më shumë se 1.500 personave të ruhet dhe të respektohet.

E ndërtuar nga kompania Harland and Wolff, Titaniku u mbyt në vitin 1912 në udhëtimin e tij të parë pasi goditi një ajsberg në Oqeanin Atlantik.

Ministrja e Deteve në Mbretërinë e Bashkuar Nusrat Ghani e cilësoi këtë marrëveshje shumë të rëndësishme.

"E shtrirë dy kilometra e gjysmë nën sipërfaqen e oqeanit, RMS Titanic është subjekti i tragjedisë detare më të dokumentuar në histori," tha ajo.

"Do të trajtohet me ndjeshmërinë dhe respektin që i detyrohet vendit të pushimit përfundimtar të më shumë se 1.500 jetëve", shtoi ajo.

Zonja Ghani tha se Britania do të punojë me vendet e tjera të Atlantikut të Veriut, siKanadaja dhe Franca, për të sjellë edhe më shumë mbrojtje për atë që ka ngelur nga Titanik-u.

Rrënojat u gjetën në 1985, rreth 350 milje larg bregdetit kanadez, dy milje e gjysëm në thellësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15546178817749
array(1) { ["section"]=> string(81) "titaniku-mbrohet-me-ligj-shba-dhe-britania-nenshkruajne-marreveshjen-video-192703" }