Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme, teksa dy automjete janë përplasur tek ”Kthesa e Mbretit” në aksin nacional Fier-Patos.
Automjeti tip ”Fiat Doblo” me targa AA 759 HI është përplasur me një automjet tip ”Opel Zafira” me targa AA 084 ZN.
Në “Fiat Doblo” udhëtonte drejtuesi i mjetit me bashkëshorten. Të plagosur kanë mbetur vetëm dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Fierit dhe po marrin mjekimin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lexo edhe: Aksident i frikshëm në Tepelenë-Mallakastër, plagosen rëndë 5 persona, mes tyre një 9-vjeçar